Asambleja e OKB-së, takohen ministrat e rajonit; në fokus siguria

Në vijim të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, u zhvillua takimi i ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të Kartës Adriatikut. Në fokus të diskutimeve ishin situata aktuale politike dhe ajo e sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, forcimi i bashkëpunimit rajonal mes vendeve anëtare dhe vëzhguese të A-5 në funksion të integrimit Euro-Atlantik të Ballkanit Perëndimior. Në fjalën e tij, ministri shqiptar Ditmir Bushati e vuri theksin tek domosdoshmëria e forcimit të bashkëpunimit rajonal, në shërbim të përballimit të sfidave të sigurisë, jo vetëm për rajonin tonë, por edhe më gjerë. Njëkohësisht, Bushati evidentoi rolin e Kosovës në stabilitetin e paqen në rajon dhe theksoi nevojën e anëtarësimit të saj në Kartë, si hap i nevojshëm për integrimin e plotë Euro-Atlantik të rajonit tonë, konsolidimit të paqes dhe stabilitetit.

Artikulli paraprakSHBA,FËMIJA SHQIPTAR I SHKRUAN OBAMËS
Artikulli tjetërBEN BLUSHI:LIGJI I MBETJEVE I SPONSORIZUAR NGA BIZNESI