Nju Njork – Letra e Aleksit, fëmijës shqiptar që Obama ia lexoi botës

Aleksi është vetëm 6 vjeç, djali i dy prindërve shqiptarë, i cili si shumë njerëz në botë, u prek nga pamjet zemërthyese të Omran Daqneesh, një djalë 5 vjeçar në Aleppo, Siri, ulur në një ambulancë, i tronditur teksa fshinte gjakun nga duart e tij. Ai i shkroi një letër presidentit Obama dhe ai e lexoi në samitin që po mbahet në Nju Jork Ja letra I dashur Presidenti Obama E mbani mend djalin që u mor nga ambulanca në Siri? A mundesh ta marrësh dh eta sjellësh në shtëpinë tonë…dhe ne do ta presim me lule, flamuj e tullumbace. Do t’i japim një familje dhe ai do të jetë vëllai ynë. Motra ime Catherine, do të grumbullojë flutura për të. Në Shkollë kam një shok nga Siria që quhet Omar dhe do t’ja prezantoj atij. Kështu mund të luajmë të gjithë sëbashku. Do ta ftojmë në festat e ditëlindjeve dhe do mësojmë gjuhët e njëri-tjetrit. Ashtu siç bëmë me një shok nga Japonia. Të lutem thuaji atij se vëllai i tij do të jetë Alex, që është një djalë shumë i sjellshëm. Nëse nuk ka lodra, do t’i japim tonat. Do të ndaj dhe biçikletën time me të, dhe do ta mësoj si t’i japë. Do t’i mësoj mbledhjen dhe zbritjen në matematikë. Ai do mund t’i mbajë erë edhe pinguinit të Katerinës, e cila nuk lë asnjë ta preki. Faleminderit shumë. Me zorr pres që të vish Alex Ja çfarë shkruan presidenti Obama për të Alex është vetëm 6 vjeç. Muajin e kaluar, ashtu si shumë njerëz në botë, ai u prek nga pamjet zemërthyese të Omran Daqneesh, një djalë 5 vjeçar në Aleppo, Siri, ulur në një ambulancë, i tronditur teksa fshinte gjakun nga duart e tij. Alex u ul dhe më shkroi një letër. Këtë javë, në samitin e Kombeve të Bashkuara për refugjatët unë ndava me të gjithë botën fjalët prekëse të Alexit. Ai më tha se donte që Omrani të vinte dhe të jetonte me familjen e tij. Ai donte ti jepte biçikletën e vet dhe ta mësonte si ta ngiste atë. Ai tha se motra e tij do mblidhte flutura për të. “Ne mund të luajmë të gjithë bashkë,” shkruante ai. “Ne do të bëhemi familja e tij dhe ai do të jetë vëllai ynë.” Këto janë fjalët e një djali 6 vjeçar – një djalë i vogël që nuk ka mësuar të jetë cinik, apo dyshues apo të ketë frikë nga njerëzit e tjerë për shkak të vendit nga ata vijnë, për shkak të pamjes së tyre apo të mënyrës se si luten. Ne të gjithë duhet të jemi si Alexi. Përfytyroni si do të dukej bota po të ishim të tillë. Përfytyroni sa vuajtje do të kursenim dhe sa jetë do të shpëtonim. Dëgjoni Alexin teksa lexon letrën e tij dhe reflektoni se përse unë e ndava atë me të gjithë botën.”

Artikulli paraprakPRESIDENTI FILIPINAS PER BE-NE:DO T’I ÇOJ NE DJALL TE GJITHE
Artikulli tjetërASAMBLEJA E OKB,TAKOHEN MINISTRAT E RAJONIT;NE FOKUS SIGURIA