Asgjësimi i kanabisit, Xhafaj-Llallës: Konkretizo shkeljet dhe përgjegjësit

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i ka dërguar një letër Prokurorit të Përgjithshëm në lidhje me mos përfshirjen e prokurorit në asgjësimin e lëndëve narkotike, duke theksuar se shkeljet e pretenduara nga kryeprokurori Adriatik Llalla publikisht, kalojnë cakun dhe përgjegjësinë administrative. Ministri i kërkon kryeprokurorit që të evidentojë shkeljet konkrete dhe personat përgjegjës në radhët e Policisë së Shtetit. Xhafaj: Mirëpres nga ana juaj të evidentoni shkeljet konkrete dhe personat përgjegjës në radhët e Policisë së Shtetit. Duke njohur përgjegjësitë për institucionin që unë drejtoj jam i gatshëm të ndëshkoj çdo shkelje të ligjit në radhët e tij. Jam i sigurt, referuar shqetësimit publik që Ju ngritët, se të njëjtën gjë do të bëni edhe Ju edhe për drejtuesit e prokurorive përkatëse që kanë lejuar situata të tilla paligjshmërie. Në Letër, Xhafaj thekson se “roli Oficerit të Policisë Gjyqësore dhe ai i Prokurorit, jo vetëm që lidhen organikisht mes tyre, por ndërvaren plotësisht me natyrshëm, përcaktim të autoritetit superior, atij të Prokurorit”. Xhafaj: Në këtë aspekt, edhe procedura e asgjësimit të lëndëve narkotike me djegie është po kaq e qartë, ku prezenca e Prokurorit është e domosdoshme, dokumentimi i saj i përhershëm e me nënshkrim të të gjithë pjesëmarrësve. Në fund të letrës, ministri i Brendshëm bën edhe këtë deklaratë: Xhafaj: Unë besoj fort se prokurorët e ndershëm në radhët e prokurorisë, në reflektim edhe të frymës së ndryshimeve të reja kushtetuese do të jenë të pandikuar nga emocionet dhe interesat e politikës së ditës.

Artikulli paraprakMARS 2017,RRITJA E ÇMIMEVE 3.8% NË SHQIPËRI,MË E LARTA NË EUROPË
Artikulli tjetërGJENDEN DY ÇANTA ME DROGË NË KUFIRIN SHQIPTARO-GREK