Gjenden dy çanta me drogë në kufirin shqiptaro-grek

Një tjetër sasi kanabisi është sekuestruar nga policia në kufi me Greqinë. Në kufi të gjelbër me Greqinë nga Kapshtica, konkretisht në vendin e quajtur “Piramida 54”, Vidohovë, janë konstatuar dy çanta sportive dhe një thes, brenda të cilave u gjetën 121 pako të mbështjella me letër natriban, me kanabis sativa. Nga ana e shërbimeve Policore Shqiptare në bashkëpunim me Policinë Greke, janë koordinuar veprimet dhe po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si edhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. Specialistët e Seksionit për Narkotikët në DVP- Korçë, po kryejnë veprimet e nevojshme proceduriale të rastit dhe peshimin e sasisë të lëndës së dyshuar narkotik

Artikulli paraprakASGJËSIMI I KANABISIT, XHAFAJ-LLALLËS: KONKRETIZO SHKELJET DHE PËRGJEGJËSIT
Artikulli tjetërDOSJET E ISH-SIGURIMIT TË SHTETIT, HAPJA NË BAZË TË LIGJIT PËR PRIVATËSINË