Nga puna e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër dhe Malësi e Madhe, në vijim të operacioneve antikanabis, për evidentimin dhe asgjesimin e bimëve narkotike të mbjella, gjatë ditës së djeshme janë goditur disa raste të kultivimit të bimëve narkotike, dhe konkretisht : -Në vëndin e quajtur Mellagë, në fshatin Kroni i Madh, në Shkodër, janë gjetur dhe dhe asgjesuar :

7 parcela me 1047 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva. -Në vëndin e quajtur Kroni i Kuq, në fshatin Barcoll, në Shkodër, janë gjetur dhe dhe asgjesuar : 12 parcela me 813 rrënjë bimë narkotie Canabis Sattiva. Këto bimë kishin gjatësi nga 70-110 cm. -Në fshatin Mes Mysylim, në Shkodër, janë gjetur dhe dhe asgjesuar : 2 parcela me 120 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva. -Në vëndin e quajtur Bjeshkët e Dragonit, në fshatin Xhaj, në Malësi të Madhe, janë gjetur dhe dhe asgjesuar : 2 parcela me 362 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva. Këto bimë u asgjesuan me anë të djegies ku një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provës materiale. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër, për vepren penale ”Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga Neni 284 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakSkënderbeu bën historinë. Siguron grupet e Europa Leagues
Artikulli tjetërArrestohen pesë shtetas për vepra penale të ndryshme.