Policia greke ka asgjesuar një bandë të trafikut të drogës, të drejtuar nga dy shtetas shqiptarë të moshës 26 dhe 24 vjeç.

Përveç tyre, janë arrestuar edhe 8 shqiptarë të tjerë (ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim), si dhe dy shtetas grekë. Sipas komunikatës së policisë, banda e sillte drogën e llojit kanabis nga Shqipëria dhe e magazinonte në banesat e dy “kapobandave”. Pastaj, ua dispononte pjesëtarëve të tjerë, që kishin për detyrë t’ua shpërndanin përdoruesve. Një pjesë e mirë e drogës trafikohej në shkollat e mesme dhe konkretisht në zonat Zografos, Kesariani, Vyrona dhe Pagrati.

Çmimi i shitjes së kanabisit ishte 5-8 euro për gram. Policia thotë se banda ka trafikuar më shumë se 12,5 kg kanabis dhe fitimi total ishte mbi 100.000 euro. Gjatë kontrolleve në banesat e dy krerëve të bandës u gjetën dhe u sekuestruan: 1,5 kg kanabis, një shumë prej 8.000 eurosh, një pistoletë, si dhe 12 telefona celularë.

Artikulli paraprakNGROHJA GLOBALE, RRITEN TEMPERATURAT NË ARKTIK
Artikulli tjetërBANORËT E BËRDICËS NË PROTESTË