Devijimi i projektit të rrugës Shkodër – Velipojë, në zonën e Berdices ka sjellë reagimin e banorëve të kësaj zonë. Më shumë se 50 familjarë të zonës kanë protestuar pranë kantierit të ndertimit ku po vijojnë punimet në ndertimin e rrugës Shkodër – Velipojë.

Ato shprehen se ka nje devijim të projektit, dhe se nuk është menduar ashtu sic është në projekt edhe rruga dytësore për banorët e zonës që lidh shtëpitë me tokat bujqësore.

Nga ana tjetër, banorët deklarojnë se është prekur edhe kanali vaditës i zonës, i cili krijon probleme të mëdhea për kullimin e tokave bujqësore. Banorët kanë paralajmëruar edhe protesta të tjera, në rast se kërkesat e tyre nuk do të merren parasysh, ndërkohe që në lidhje me këtë shqëtësim ato kanë vene ne dijeni edhe firmën kontaktuese dhe BAshkinë e Shkodrës.

Rruga Shkodër – Velipojë, nisi ndërtimin në qershor të këtij viti duke u cilesuar si një segmented kryesore për zhvillimin e turizmit në Velipojë dhe për ti dhënë zhvillim zonës, por problematikat që po shfaqen, duket se do ta sjellin këtë investim në problem serioz për komunitetin e Berdices

Artikulli paraprakASGJESOHET BANDA QË TRAFIKONTE KANABIS NË SHKOLLAT E MESME
Artikulli tjetër21 MLD LEKË PËR POLICINË, XHAFAJ PREZANTON BUXHETIN