Një atentat me armë zjarri është shënuar pasdites e kësaj të marte në Orikum të Vlorës, ku një i ri është plagosur, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Personi i plagosur është Denis Brahimi, 23 vjeç. 

Një telefonatë rreth orës 17:20 ka dhënë alarim në Salln Operative të Policisë: Në hyrje të Orikumit ka të shtëna më armë zjarri. Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë konstatuar se: Në rrugë, pranë një pike karburanti në hyrje të qytetit të Orikumit, dy persona janë afruar dhe kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të 23-vjeçarit, i cili po qëndronte në rrugë. Ky i fundit është plagosur në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje është gjetur një gëzhojë armë zjarri. Janë ngritur pika të shumta kontrolli për kapjen dhe ndalimin e autorëve, të cilët Policia i ka identifikuar, por për arsye hetimi nuk bëhen të ditur të dhënat e tyre, njofton Policia. Ndërkohë grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakPROKURORIA- SHOQËRISË CIVILE: E PAMUNDUR TË CAKTONIM 3 ANËTARË
Artikulli tjetërORLANDO: 12 TË DËNUAR NË ITALI NUK ARRESTOHEN NË SHQIPËRI