
E.T, K.Y dhe V.P janë lënë në burg nga Gjykata e Lezhës, ku janë paraqitur këtë të hënë nën masa të rrepta sigurie.
Tre të arrestuarit janë shoqëruar nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) drejt ambienteve të gjykatës. Sipas burimeve, ata nuk kanë folur gjatë seancës gjyqësore.
Të tre u arrestuan pak ditë më parë në kuadër të operacionit policor të koduar “Detajet”, pasi dyshohet se po përgatiteshin të kryenin një atentat.
Ndërkohë, sipas burimeve, ndaj tyre ka dyshime për përfshirje edhe në tre ngjarje të tjera kriminale, të dyshuara si vrasje me pagesë. Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të aktivitetit të dyshuar kriminal.


