Atentati, identifikohen autorët në kërkim rivalët e Aldo Bares

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorët e vrasjeve mbrëmjen e djeshme. Laert Haxhia është autori i atentatit që la të vdekur Zamir Latifin dhe Jurgen Hoxhën. Ndërsa personi tjetër që është shpallur në kërkim është Orges Bilbili, i cili ka qenë shoferi që ka larguar nga vendi i ngjarjes autorin. Policia deklaron se ngjarja e djeshme ka lidhje me ngjarjen e datës 25.09.2016 ndodhur në qytetin e Lushnjes ku është tentuar të vritet me armë zjarri nipi i Aldo Bares, Xhulio Shkurti. Për kete ngjarje Haxhia ishte ne kerkim, pasi ishte dennuar me 24 vite burg ne mungese. Haxhia ka qenë i maskuar mbrëmë, por kamerat e sigurisë dhe gjurmët që kanë lënë në makinën që kanë djegur kanë zbardhur ngjarjen e rëndë. Autori Laert Haxhia ka lidhje me Bujar Haxhinë të vrarë disa vite më parë nga Aldo Bare, ndërsa mbrëmë në shënjestër dyshohet se ka qenë nipi i Aldo Bares, i cili në atë moment ka qenë në berberhane. Në atentat mbrëmë mbeti i plagosur edhe Marius Xhepexhiu, pronar i lokalit ku ndodheshin dy viktimat si dhe një kalimtar, jashtë rrezikut. Laert Haxhia u dënua vetëm 5 vite për vrasjen në 2009 Laert Haxhia ka qene i dyshuar per vrasjen e Gerti Lales anëtarin e bandës se Aldo Bares në vitin 2009. Për akuzat ai është dënuar me 5 vite burg dhe në 2015 ka dalë nga burgu. Por pas daljes nga burgu ai është arrestuar sërish në 2015 për trafik heroine, ndërsa kishte vetëm 8 muaj që kishte dalë nga burgu Laert Haxhiu i bëri atentat Xhulio Shkurtit. Për këtë ka qenë në kërkim pasi ishte dënuar me 22 vite burg në mungesë. Që prej shtatorit 2016 është në kërkim. Deklarata e policise Policia identifikon brenda pak orësh autorët e ngjarjes së mbrëmshme në Lushnje dhe i shpalli në kërkim; janë me precedente penalë. Lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmë në qytetin e Lushnjes, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Urës së Përroit“ ku u qëlluan me armë zjarri e për pasojë kanë gjetur vdekjen shtetasit Z.L, 26 vjeç, banues në Lushnje, dhe J.H, 26 vjeç, banues në Lushnje si dhe u plagosën 2 persona të tjerë, grupi i posaçëm hetimor zbardhi autorësinë dhe shpalli në kërkim 2 persona. Me marrjen e njoftimit nga ana e Komisariatit të Policisë Lushnje u organizua puna dhe u ngritën menjëherë pika kontrolli nëpër kryqëzimet, hyrjet dhe daljet në qytet me qëllim kapjen e autorëve. U njoftua Drejtoria Vendore e Policisë Fier, Berat e Durrës me qëllim ngritjen e pikave të kontrollit në akset rrugore. Grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku u kryen veprimet e mëposhtme: si kqyrja e vendit të ngjarjes ku u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale gëzhoja si dhe një pistoletë, e cila dyshohet se i përkiste viktimës, shtetasit Z.L. Grupi hetimor sekuestroi si prova materiale pamjet filmike në dy biznese në afërsi të vendit të ngjarjes. Rreth orës 19:15, në parcelat e fshatit Çukas, në krahun e majtë të rrugës nacionale Lushnje-Berat, u gjet i djegur një automjet tip Mercedes-Benz. Në brendësi të tij u konstatuan dhe u sekuestruan 3 armë zjarri dhe një fishek i paplasur. Kqyrja e mëtejshme e automjetit për të përcaktuar numrin e shasisë po vijon në Komisariatin e Policisë Lushnje. Nga analiza e ngjarjes dhe informacioneve qe ka mbledhur grupi hetimor, pjese e të cilit ishin edhe Drejtues nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, rezulton se ngjarja e djeshme ka lidhje me ngjarjen e datës 25.09.2016 ndodhur në qytetin e Lushnjes ku është tentuar të vriten me armë zjarri 2 shtetas. Autorët e dyshuar të asaj ngjarje janë shtetasit L.H dhe O.B të shpallur në kërkim për kryerjen e veprave penale “Vrasje e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtje pa leje e armëve të zjarrit dhe municioneve”. Dyshohet se autorët e mundshëm edhe të ngjarjes së djeshme janë shtetasit në kërkim L.H dhe O.B. Po vazhdon puna për ndalimin dhe kapjen e tyre. Policia e Shtetit duke falënderuar qytetarët për bashkëpunimin i fton ata të telefonojnë në numrin 129 për çdo informacion apo paligjshmëri që konstatojnë.

Artikulli paraprakU ARRESTUA SI TRAFIKANT GOMONESH, DYSHOHET EDHE PËR 1.3 TONË HASHASH
Artikulli tjetërVLLAZNIA-FLAMURTARI, PAQE NË “LORO BORIÇI”