Sërish Vllaznia është larg fitoreve dhe përmbushjes së endrrës së tifozëve.

Skuadra shkodrane nuk mundi të marrë më shumë se një barazim në ndeshjen e luajtur të enjten në stadiumin “Loro Boiriçi” përballë Flamurtarit të Vlorës. Që në minutën e 17-të të pjesës së parë kundërshtarët kaluan në avantazh me anë të Bushiç, i cili pas një aksioni të mirëkoordinuar arriti të zhbllojë portën e Alen Sherrit. Pjesa e parë eci në këtë nivel ku të dyja skuadrat patën disa raste shënimi, dëri në minutën e dytë shtesë ku shkodranët barazuan me anë të Gocajt, i cili shënoi me anë të një njëmbëdhjetë metërshi, duke barazuar rezultatin. Ky gol ndezi zemrat e tifozëve të cilët shpresuan se mund të merrej një fitore në këtë sfidë. Pjesa e dytë nisi me një Vllazni më të përqëndruar në fushën e blertë dhe në aksione, por që nuk u arritën të finalizoheshin. Kështu Vllaznia mbyll javën e pestë të kategorsië superiore me vetëm pesë pikë të grumbulluara.

Artikulli paraprakATENTATI, IDENTIFIKOHEN AUTORËT NË KËRKIM RIVALËT E ALDO BARES
Artikulli tjetërARRESTOHET 50 VJEÇARI, IU GJET 60 KG DROGË