Interpol Tirana ekstradon nga Athina një shtetas shqiptar të dënuar me 25 vjet burg për “Vrasje me paramendim”.

Nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Athian/Greqi, drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar: Ndok GJEKA, 48 vjeç, lindur në Lezhë. Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë me vendimin nr.13, datë 11.03.2005 ka lënë në fuqi Vendimin nr.1, datë 10.01.2005 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda Tiranë, duke e dënuar shtetasin Ndok GJEKA me 25 vjet në burg për kryerjen e veprave penale “Vrasje me paramendim” në bashkëpunim, “Plagosje e rëndë me dashje” në bashkëpunim, dhe “ Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga nenet 78, 25, 88, 278/2 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athina/Greqi, u bë i mundur arrestimi provizor i tij në Greqi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Artikulli paraprakSKANDAL NE UNIVERSITETIN BUJQESOR.SEKS DHE PARA PER TE MERRE PROVIMIN
Artikulli tjetërKËSHILLI I OKB-SË DËNON TESTET E VERIUT. KËRKOHEN MASA NDËSHKUESE