Skandal në Universitetin Bujqësor seks e para për të marrë provimet Sezoni i provimeve të vjeshtës dhe mbrojtja e diplomave ka rikthyer edhe një herë në vëmëndje korrupsionin në universitetet shtetërorë.

Fiks Fare ka publikuar një rast tjetër abuzimi në Universitetin Bujqësor të Kamzës ku sekserët kërkojnë edhe favore seksuale për të marrë provimet dhe diplomën. Sekseri Besim Nasufi, pasi bëri ‘pazar’ për shumën e parave që duhej për provim, kërkon edhe favore seksuale. Ai i çon gazetarët në katin e parë të fakultetit dhe e prezanton si të ishte zyra e tij dhe gjatë gjithë kohës flet me frikën se mund të zbulohet nga ‘fiks fare’ “Para dy ditësh ka ardhur fiksi, pasi i kanë lajmëruar se marrin lekë”, u thotë ai gazetarëve. Ai thotë se një të dashur që e ka patur në fakultet e ka futur në punë tek Zooteknika dhe një tjetër e ka çuar në Gjermani përmes universitetit. “Ishte 3 vjet me mua. I mori të gjitha lëndët tak e tak, e futa edhe në master dhe e çova dhe në Gjermani. E rregullova unë. Kush ka ndenjur afër me mua me dëshirë të madhe e ka marrë diplomën. Me mua nuk e lënë dot pazarin e lartë pedagogët. Gjithandej mbarojnë punë me 200-300 euro, ndërsa mua më vijnë studentët part time dhe më thonë jam dorëzuar. Më bëj ça të duash”, thotë ai. Sekseri kërkon takim në një orar tjetër me bashkëpunëtoren e Fiksit. Nuk ta marr plackën i thotë ai gazetarës së fiksit, duke i kërkuar që ta takojë në fundjavë, pasi ka më pak njerëz. “Të thashë në orën 9:00 që të rri i qetë vetëm me ty. Unë nuk ta marr plaçkën, aty e ke. Është një orë që nuk ka njerëz, ose ditë të shtunë ose të dielë. Pse atë që e kisha une e merrte vesh burri? Tre vite ajo, futej të zyra ime dhe filloi punë. S’ka për ta marrë vesh asnjëri që t’i për shembull të bëhesh e dashura ime”, i thotë ai. Bashkëpunëtorja e Fiksit i thotë që ka një burrë dhe i përmend nderin. “Burrin aty e ke. Ç’punë ke me burrin. Nderin? Mbaje nderin mos e lësho”, i përgjigjet ai. Gazetarët e Fiksit paguan lëndën “Prodhim bimor”. Pas realizmit të pagesës, Fiksi tregon sesi studenti hyn në provim dhe merr notën kaluese 5. Po ashtu, Fiks Fare paguan 24 mijë lekë për dy provime të tjera, pikërisht “Marketing Agrar” dhe “Administrim publik”. Në bisedat kur bëhet pagesa, sekseri Nasufi garanton që nëse studenti mbetet vetëm në një provim, ai do ia marrë pa hyrë fare. Në një nga provimet, ” Administrim publik” studenti nuk kaloi, kështu që sekseri pagesën që gazetarët bënë për këtë lëndë i kaloi për provimin tjeter si parapagim, pra për lëndën “Drejtim i fermave. Edhe për këtë provim, sekretarja konfirmon që është marrë nota kaluese.

 

Artikulli paraprakDIGJET NE VLORE NJE VAGON TRENI UDHETARESH
Artikulli tjetërATHINË, EKSTRADOHET 45 VJEÇARI NGA LEZHA DREJT SHQIPËRIS