Arben Frroku refuzon ekstradimin nga Hollanda në Shqipëri.

Teksa ka dalë sot përpara gjykatës së Amsterdamit në Holandë, Frroku ka thënë se është i pafajshëm, ndërsa akuzat në adresë të tij i cilësoi si lojë politike. Ai ka deklaruar se nuk duhet të ekstradohet në Shqipëri sepse aty kërcënohet nga gjakmarrja. Ndërkohë, avokati i tij ka argumentuar në gjyq se Frroku është në rrezik të madh për jetën në Shqipëri sepse mund të eliminohet. Frroku është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj në vitin 2013. Frroku u shpall i pafajshëm nga Shkalla e Parë e Krimeve të Rënda dhe më pas u arratis nga Shqipëria para se Apelit të ndryshonte vendimin. Ai u kap në Holandë për përdorim të dokumenteve false dhe u njoftuan autoritetet shqiptare, të cilat kërkojnë ekstradimin e tij për të vuajtur dënimin me burg përjetë. Ndërkohë, vendimi për ekstradimin ose jo të tij do të jepet pas dy javësh. 

Artikulli paraprakMBLEDHJA E KOMISIONIT TË POSAÇËM PËR REFORMËN, PD-ja NUK MERR PJESË
Artikulli tjetërPRITJE NË PALLATIN E BIRGADAVE PËR MIRATIMIN E REFORMËS