Miratimi me konsensus i reformës në drejtësi është një vepër e politikës shqiptare.

Kështu e cilësoi kreu i komisionit të reformës në drejtësi, Fatmir Xhafaj. Gjatë një pritje pas miratimit të reformës, Xhafaj falenderoi të gjithë ata që kontribuan në këtë proces të rëndësishëm. Xhafaj: Në të gjithë bëmë dicka, një proces i shkëlqyer i pandodhur më parë, transparent e profesional, thelbi i procesit ka qenë grupi i ekespertëvt nivelit të lartë. Falenderoj ekspertët të cilët punuan në mënyrë të pandërprerë, me integritet të plotë për pergatitjen e akteve që përbëjnë reformën në drejtësi. Më vjen keq që një pjesë e jonë e politikës shpesh herë hedh baltë dhe kërkon të bëjë pis punën tuaj. Jo pak fjalën të rënda u thanë për ju. Tani kur e gjithë politika shqiptare si asnjëherë tjetër, miratoi reformën duhet të kërkohet ndjesë publike.

Artikulli paraprak“ATJE DO MË VRASIN”, FRROKU REFUZON EKSTRADIMIN NË SHQIPËRI
Artikulli tjetërLU DHE VLAHUTIN: REFORMA I TAKON POPULLIT SHQIPTAR