Në tëatrin “Migjeni” ditën e sotme kanë startuar edhe audicionet për shfaqëjen “Tartufi” e Molierit e cila vjen nën kujdesin e regjisorit Kushtrim Bekteshi nga Maqedonia .

Pjesë e këtyre audicioneve janë bërë trupa e teatrit “Migjeni” por jo vetëm pasi kjo shfaqje duket se ka zgjuar interesin edhe aktorëve të tjerë shqiptar që vijnë nga brënda dhe jasht Shqipërisë. Në një prononcim për mediat drejtorja e teatrit Rita Gjeka shprehet e entuziasmuar për këtë shfaqje por edhe pak e surprizuar pasi në karrierën e saj ajo asnjëhërë nuk ka marrë pjesë në audicione për një shfaqje .

Por Gjeka ka një shqetësim në lidhje më mos paraqitjen e disa nga emrat e njohur të teatrit në audicione si Besnik Çinari, Bruno Shllaku, Anton Krosaj etj. Mos pjesëmarrja e tyre në këto audicione sipas Gjekës do të ketë edhe marrje masash ndaj tyre. “Tartufi” do të vijë në skenën e teatrit “Migjeni” me premierën e tij në muajon shtator në datat 15, 16 dhe 17 ku drejtora e teatrit Rita Gjeka shprehet e emocionuar dhe tepër e binduar që kjo shfaqje do të jetë mjaft e suksesshme.

Artikulli paraprakGJURAJ: BASHKIA KA NË VËMENDJE NJË ZGJIDHJE PËR TREGJET
Artikulli tjetërPROMOVOHEN LIBRAT HISTORIK NË “MARIN BARLETI”