“Kërkesat e tregtarëve për të patur një vend për të shitur janë të drejta dhe bashkia Shkodër vazhdon që ta ketë një shqetësim”.

Kështu shprehet nënkryetari i bashkisë Arben Gjuraj. Deri në këto momente bashkia s’ka patur mundësitë e duhura por e ka në vëmendje çështjen e tregjeve. Edhe pse e shumëpërfolur çështja e tregjeve vijon që të jetë një problem në Shkodër për shkak se nuk janë vendet e përshtatshme duke u detyruar që shumë prej tregtarëve të shesin në kushte jo normale në rrugët dhe trotuaret e qytetit.

Artikulli paraprakALPET, ENDE ASNJË HAP PËR BASHKËPUNIM ME MALIN E ZI
Artikulli tjetërAUDICIONE NË TEATËR PËR “TARTUFIN” E MOLIERIT