Një burrë është arrestuar nga policia australiane në Sidnei, pasi dyshohet se vepronte si agjent ekonominë për Korenë e Veriut. Chan Han Choi, 59 vjeç, është akuzuar për ndërmjetësimin e eksporteve ilegale nga vendi dhe për të diskutuar furnizimin me armë të shkatërrimit në masë.

Policia pretendon se ai ka thyer sanksionet e OKB dhe Australisë. Rasti kundër z. Chan, i cili ka jetuar në Australi për më shumë se 30 vjet, është i pari i këtij lloji në vend. Kjo është hera e parë që dikush është akuzuar nën Ligjin e Armëve të Shkatërrimit në Masë të vitit 1995 (Parandalimi i Proliferimit). Policia thotë se kishte dëshmi se Z. Chan kishte qenë në kontakt me “zyrtarë të lartë në Korenë e Veriut”. Ata pretendojnë se kishte ndërmjetësuar shërbime në lidhje me programin e armëve, duke përfshirë shitjen e shërbimeve të specializuara, teknologjinë e raketave balistike për entitetet e huaja, në mënyrë që të gjeneronte të ardhura për regjimin korean.

Z. Chan gjithashtu u ngarkua me ndërmjetësimin e shitjes së thëngjillit nga Koreja e Veriut në grupe në Indonezi dhe Vietnamin. Ai është përballur me gjashtë akuza në total pasi u arrestua në shtëpinë e tij të shtunën në mbrëmje.

Artikulli paraprakARRESTOHET SHQIPTARI QË KISHTE FSHEHUR HASHASH DHE FARA KANABISI
Artikulli tjetërSHERR NË LOKAL 31-VJEÇARIT I NGULIN THIKË NË BARK