Një shtetas shqiptar është arrestuar në zonën e Dramas, në pjesën lindore të Greqisë, pasi kishte fshehur një sasi marihuane, si dhe fara kanabisi. 41 vjeçari që ndodhej nën vëzhgimin e policisë, u arrestua në flagrancë.

Me ndihmën edhe të qenit të zbulimit të drogës, brenda një stalle derrash u gjetën të fshehura 25 paketa me kanabis të papërpunuar, me peshë 12,1 kilogramë. U gjetën gjithashtu 356 gramë farë kanabisi të ndara në tre qese.

Përveç akuzave që lidhen me posedimin dhe kultivimin e drogës, 41 vjeçari do të përballet edhe me sanksionet e ligjit për shtetasit e huaj, pasi ai kishte hyrë dhe qëndronte në Greqi në mënyrë të paligjshme.

Artikulli paraprakBANORËT NË RREZIK, KALOJNË MBI URËN E SHEMBUR TË DROJËS
Artikulli tjetërAUSTRALI, ARRESTOHET AGJENTI I KORESË SË VERIUT