Një ngjare e rëndë është shënuar në Gramsh ku një autobus ka përplasur një femijë.

Ngjarja ka ndodhur sot në mengjes në fshatin Drizë kur 11-vjeçarja ka qenë duke shkuar në shkollë.

11 vjeçarja R.D ndodhet në spital në gjendje të rëndë shendetësore
Shoferi i autobusit G.Z. është shoqëruar nga policia e cila po heton mbi shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Policia njoftoi: “Rreth orës 8:10, në fshatin Drizë, Gramsh, shtetasi G.Z ., 42 vjeç, banues në fshatin Cingar, Gramsh, duke drejtuar mjetin autobuz me targa AA 969 RZ, ka aksidentuar shtetasen e mitur R. D., 11 vjeçe, banuese në fshatin Cerunjë, Gramsh.”

Artikulli paraprakKAPET SHQIPTARI QË KËRKOHEJ NË TË GJITHË EUROPËN
Artikulli tjetërNJË 54-VJEÇAR, I RRËMBEN LEKËT ADOLESHENTIT