Automjeti del nga rruga humbet jetën një person

 

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Levan- Tepelenë, në afërsi të fshatit Cakran, ku një 88- vjeçare ka humbur jetën. Mësohet se makina tip “Skoda” me targa “ZKY 1790”, e drejtuar nga 54- vjeçari, Th.Sh, ka dalë nga rruga. Në automjet ndodhej gjithashtu edhe nëna e 54- vjeçarit, A.Sh, 88 vjeç, e cila fatkeqësisht nuk ka arritur ti mbijetonte aksidentit. Gjithashtu ka mbetur i plagosur djali 8- vjeçar i drejtuesit të mjetit, i cili është dërguar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Fierit. Njoftimi i policisë: Në datën 16.07.2017, rreth orës 16:05, në autostradën Levan- Tepelenë, në fshatin Cakran, shtetasi Th.Sh, 54 vjeç, banues në Patos, duke drejtuar mjetin tip “Skoda” me targë ZKY 1790, ka dalë nga rruga. Si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme nëna e tij, shtetasja A.Sh, 88 vjeçe dhe ka pësuar dëmtime djali i tij i mitur 8 vjeç, i cili u dërgua me ambulancë në Spitalin Rajonal Fier. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.

Artikulli paraprakLEZHE :DAJA VDES NE DASMEN E NIPIT
Artikulli tjetër260 MIJË ARMË NDODHEN NË DUART E QYTETARËVE NË KOSOVË