Tragjedi në dasmë, daja i dhëndërrit ndërron jetë 

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në Lezhë. Një 59-vjeçar ka ndërruar jetë, ndërsa ka qenë duke festuar në dasmën e nipit. Ngjarja është raportuar nga Policia e Lezhës, sipas të cilës ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Tale. ‘Më datë 16 korrik 2017, në urgjencën e spitalit Lezhë, është dërguar i vdekur shtetasi Z. L., 59 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka qenë në Tale, në dasmën e nipit. Punohet për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes”, thuhet në njoftimin e Policisë së Lezhës.

Artikulli paraprakRRUFEJA GODET BARIUN HUMBET JETËN 60- VJEÇARI
Artikulli tjetërAUTOMJETI DEL NGA RRUGA HUMBET JETËN NJË PERSON