Pavarësisht se u deklarua se kapiteni i Fiorentinës, Davide Astori, humbi jetën nga ataku kardiak, Prokuroria në Udine hapi edhe një pistë për vrasje të mundshme.

Por sot është zbardhur edhe autopsia, e cila tregon se vdekja erdhi për shkaqe natyrale.
Natën mes së shtunës dhe së dielës lojtarit i ka ardhur një vdekje kardiake dhe shkak për këtë, sipas autopsisë, ka qenë një arrest kardiak.

“Rrahjet e tij të zemrës filluan të ngadalësoheshin, derisa zemra më në fund i ndaloi së punuar”, thuhet në rezultatin e autopsisë.

Në 60 ditë, siç raporton Sky Sport, do të kryhen edhe ekzaminime të mëtejshme. Tashmë trupi është lënë i lirë t’i dorëzohet familjarëve dhe më 8 mars do të kryhet ceremonia mortore në Firenze.

Artikulli paraprakSUKSESI NË NJU JORK, BESIANA KADARE ORGANIZON DARKË PËR ERMONELA JAHON
Artikulli tjetërAEROPLANI RUS RRËZOHET NË SIRI, 32 ANËTARËT NË BORD HUMBIN JETËN