Tuniziani i dyshuar për sulmin e Berlinit, ku mbetën të vrarë 12 persona dhe u plagosën 49 të tjerë, ka qenë nën mbikëqyrjen e inteligjencës gjermane prej muajit Mars deri në Shtator.

Anis Amri është arrestuar disa herë dhe ka qenë i dënuar më parë në Itali dhe Tunizi. 24 – vjeçari, i cili po kërkohet në të gjithë Evropën, raportohet të jetë mbikëqyrur mbi bazën e dyshimeve për planifikim vjedhjeje, përfitimet e të cilës do t’i përdorte për të blerë armë zjarri. BBC thotë se mbikëqyrja mori fund si pasojë e mungesës së provave. Daily Mail raporton se Amri, për kokën e të cilit Gjermania ka vendosur një shpërblim prej 100 000 eurosh, ka qenë i dënuar me katër vite burg në Itali për zjarrvënie. Ai po ashtu ka qenë i dënuar për vjedhje me dhunë në Tunizi. Karta e tij e identitetit u gjet në shtrojën e kamionit me të cilin u krye sulmi mbrëmjen e së hënës në tregun e Krishtlindjes në Berlin. Mediat thonë se hetuesit po përballen me shumë paqartësi, pasi tuniziani rezulton se duhej të ishte dëbuar nga Gjermania muaj më parë. Ai ishte arrestuar tri herë këtë vit dhe kërkesa e tij për azil ishte refuzuar.

Artikulli paraprakOPSIONI I RI I WHATSAPP QË TË GJITHË PRISNIN
Artikulli tjetërBASHA VIZITON EFEKTIN E PLAGOSUR: MBËSHTESIM POLICINE NË PËRBALLJE ME KRIMIN