Në Bibliotekën Publike “Gjergj Fishta” në Lezhë u promovua vepra “Drita e Shejzave”, një botim që sjell në vëmendje trashëgiminë letrare dhe publicistike të shkrimtarit të shquar shqiptar Ernest Koliqi. Vepra vjen me një parathënie nga profesor Ardian Ndreca, duke i ofruar lexuesit një tjetër mundësi për t’u njohur me krijimtarinë dhe kontributin e Koliqit në kulturën shqiptare.Gjatë veprimtarisë, botuesi i librit, Frano Kulli, foli mbi figurën e Ernest Koliqit, krijimtarinë e tij letrare dhe rëndësinë e publicistikës në veprën e shkrimtarit.
Shkrimtar dhe njerez te letrave vlersuan kete veper dhe kontributin e Ernest Koloqit ne letersine shqiptare.

Promovimi ketij botimi ne Lezhe u kthye në një veprimtari kushtuar librit, kujtesës kulturore dhe figurave që kanë lënë gjurmë në letërsinë shqiptare, duke sjellë më pranë lexuesve krijimtarinë e një prej emrave të njohur të kulturës shqiptare.

https://youtu.be/l6wU6Hhn4ZY

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakPROTESTUESIT NISIN MARSHIMIN DREJT MINISTRISË SË ARSIMIT, POLICIA RRESHTOHET PARA GODINËS, BËHEN GATI EDHE AUTOBOTET
Artikulli tjetërAUTORJA GABRIELA LAZRI BOTON LIBRIN E SAJ TË PARË