Aktualisht po vijojnë hetimet edhe nga homologët e policisë italiane për zbulimin e autorëve të implikuar në këtë veprimtari kriminale

Në orët e para të mengjesit të së dielës, Policia ka marrë informacion në rrugë operative se në zonën e fushave të fshatit Akërni, po lëvizte në hapësirën ajrore një avion i vogël që dyshohet se po transportonte lëndë narkotike. Policia organizoi operacionin për kapjen e avionit, por ai u largua dhe hodhi një ngarkesë në det. Në operacionin për kapjen e avionit u përfshinë shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, Drejtorisë Rajonale të Kufitit dhe Migracionit Vlorë si dhe të Njësisë së Lëvizshme Territoriale Delta Force, ndërsa u njoftua edhe Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë e Policisë së Shtetit. Policia bën me dije se u njoftuan edhe autoritetet italiane, me qëllim ndjekjen e përbashkët të këtij informacioni. Në bashkëpunim me homologët Italianë u punua intensivisht për verifikimin e këtij informacioni, duke zhvilluar veprime të koordinuara në Vlorë dhe në një pjesë të territorit italian. Policia ka ndaluar tre persona, me inicialet N.M., A.M., K.M., pasi dyshohet të kenë lidhje me këtë veprimtari, ndërsa ka sekuestruar një fuoristradë dhe një furgon në pronësi të këtyre personave të ndaluar, të cilat po këqyren nga specialistët e Policisë. 

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakZBULOHET FERMA E KANABISIT, ARRESTOHET SHQIPTARI
Artikulli tjetër“FESTIVALI I POEZISË SË PABOTUME” NË SHKODËR