Avokati i Popullit, “Ligjet” seancë dëgjimore me kandidatët të mërkurën

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut njofton se ditën e mërkurë, datë 25.1.2017, ora 10.00, do të zhvillojë seancat dëgjimore me secilin prej kandidatëve të vetofruar për Avokat Populli që kanë dorëzuar dokumentacionin përkatës pranë sekretarisë së Kuvendit deri më datën 19.1.2017. Radha e kandidatëve që do të dëgjohen, do të jetë sipas renditjes alfabetike të mbiemrit të secilit kandidat. Secili kandidat mund të bëjë prezantim deri në 7 minuta të CV së tij dhe platformës përkatëse për ushtrimin e këtij funksioni kushtetues. Më pas do të vijohet me pyetje nga deputetet e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe te Drejtat e Njeriut. Çdo kandidat, nëse dëshiron, mund të shpërndajë paraprakisht tek deputetët, në formë të shkruar ose elektronike platformën e tij. Paralelisht me këtë njoftim publik, Shërbimi i Kuvendit ka marrë masa për të njoftuar secilin kandidat brenda ditës së sotme datë 23 Janar 2017, përmes adresës elektronike (të depozituar me kërkesën e kandidatit) si dhe telefonit personal të tij. Kandidatët për Avokat të Popullit: Olta Aliaj Drita Avdyli Yllka Banushi Rezarta Bitri Jordan Daci Katriot Frashëri Altin Goxhaj Gëzim Gjana Mimoza Gjika Genci Gjonçaj Adrian Licaj Lefterie Luzi ( Lleshi ) Anton Lleshaj Bujar Madani Erinda Ndroqi Suzana Pasha Zhaklin Peto Igli Totozani Denar Veshi Rovena Voda

Artikulli paraprakQËLLOHET ME ARMË NJË GRUA, NDODHET RËNDË NË SPITAL
Artikulli tjetërVETTINGU NË FUQI, GJYQTARË E PROKURORË DEPOZITOJNË DEKLARATAT NË ILDKPI