Partia Socialiste do të zhvillojë pasditen e sotme (9 tetor) Asamblenë e Partisë, ndërsa është zbuluar edhe axhenda e aktivitetit.

Asambleja do të fillojë në orën 15:30 te Amfiteatri i liqenit me fjalën e kryeministrit Edi Rama për të vijuar më pas me propozimin e zgjedhjen e organeve drejtuese të Partisë.

Në pjesën e dytë do të jetë edhe Miratimi i Librit të Rregullave të Partisë. Edhe pse në ambient të hapur, për shkak të numrit të madh të njerëzve, u është kujtuar të gjithëve që mbajtja e maskës është e detyrueshme.

Axhenda e Asamblesë së PS-së

Pjesa e parë

Hapja e mbledhjes.
Fjala e Kryetarit të Partisë dhe Kryeministrit, Edi RAMA.
Propozimi dhe zgjedhja e organeve drejtuese të Partisë.

Pjesa e dytë

Projekt-Rregullore për organizimin dhe zhvillimin e fushtaës ”Zgjidh deputetin tënd”;
Miratimi i Librit të Rregullave të Partisë:
Projekt -rregullore: “Organizimi dhe funksionimi i AK të Partisë” ;
Projekt- rregullore: “Organizimi dhe funksionimi i Kryesisë së Partisë”;
Projekt-rregullore: “Organizimi dhe funksionimi i Sekretariatit Ekzekutiv të Partisë”;
Projekt-rregullore: “Komisioni i Garancive Statutore dhe Etikës”;
Projekt-rregullore: “Kryefinancieri dhe Këshilli i Mbikëqyrjes Financiare të Partisë”;
Projekt-rregullore: “Strukturat organizative vendore të Partisë”;
Projekt-rregullore: “Grupi i këshilltarëve socialistë në bashki”;
Projekt-rregullore: “Strukturat elektorale vendore”;
Projekt-rregullore: “Kodi i Etikës në Parti”;
Projekt-rregullore: “Kodi i Zgjedhjeve në Parti”;
Projekt-rregullore: “Votëbesimi në parti”;
Projekt-rregullore: “Marrëdhëniet e partisë me Organizatat e tjera”;
Projekt-rregullore: “Dokumentacioni në parti dhe administrimi i tij”;

Mbyllja e mbledhjes.
Shënim: E detyrueshme mbajtja e maskës nga pjesëmarrësit në mbledhje

Artikulli paraprakMOTI I KTHJELLËT GJATË DITËS, TEMPERATURA TË ULËTA, JA PARASHIKIMI PËR SOT
Artikulli tjetërRAMA: NË 2023 UJË NË ÇDO ÇEZËM TË SHQIPËRISË