Një 24-vjeçar nga Azerbajxhani, shantazhonte një vajzë shqiptare. Ajo kishte humbur portofolin, dhe shantazhi u konsumua fillimisht nëpërmjet internetit.

Ngjarja ka ndodhur në Romë, kryeqytetin italian. Sipas mediave lokale, 22-vjeçari, në të njëjtën mbrëmje në të cilën vajza paraqiti një raport të humbjes së portofolit në Komisariatin e Appio-s, mori një mesazh nga M. A., në profilin e saj në Instagram.Gjeneralitetet e shqiptares nuk bëhen me dije.

“Do të kthej portofolin, por në këmbim, unë dua një performancë seksuale”.Kur vajza e kuptoi se nuk kishte asnjë mënyrë tjetër për të ndaluar mesazhet e bashkëbiseduesit e saj, ajo kërkoi ndihmë nga efektivët e policisë, të cilët, në bashkëpunim me shqiptaren, ngritën një kurth për ta arrestuar 24-vjeçarin.

Vajza la një takim me të riun në një bar.
Kështu, erdhi edhe arrestimi i 24-vjeçarit në flagrancë për veprën penale tentativë zhvatje, pasi shantazhoi sërish vajzën, këtë herë në vendin ku u takuan.

Në një nga xhepat e pantallonave, efektivët gjetën lejen e qëndrimit në Itali të shqiptares.

Artikulli paraprakKAPET TRAFIKANTJA ITALIANE, DO GJYKOHET NE SHQIPERI
Artikulli tjetërPROTESTA TE UNAZA E RE BANORËT BLLOKOJNË RRUGËN, BASHA NË KRAH TË TYRE