Rastet e ndalimeve për trafiqe të ndryshme nuk mungojnë në njoftimet e Policisë shqiptare.

Por një rast i veçantë vjen nga Durrësi, kur e ndaluara më e fundit, është një femër italiane, e cila akuzohet për trafik automjetesh të vjedhura në Shqipëri.

Rasti konfirmohet nga Policia Vendore e Durrësit e cila saktëson se u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për shtetasen italiane G. M., 39 vjeçe, banuese në Itali, për veprën penale parashikuar nga neni 141/a Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës – Seksioni për trafikun e paligjshëm
Më datë 30. 11. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për shtetasen italiane G. M., vjeçe 39, banuese në Itali, për veprën penale parashikuar nga neni 141/a Kodit Penal.

Artikulli paraprakAKSIDENT I RËNDË, MAKINA PËRFUNDON NË KANAL
Artikulli tjetërAZERBAXHIANASI SHANTAZHON SHQIPTAREN, POR BIE NË KURTHIN NGRITUR