Dy shtetas në Tiranë G.H 40 vjeç dhe K. H 17 vjeç, babë dhe birë kanë plagosur ditën e sotme rëndë një 24 vjeçar me thikë.

Si pasojë e plagosjes G.P ndodhet në spital e Traumës nën kujdesin e mjekëve.
Polica njofton se sherri ka ndodhur për motive të dobëta.

Njoftimi:
Tiranë
Nga Komisariati i Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
H., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Si dhe u procedua në gjëndje të lirë, djali i tij i mitur, shtetasi K. H., 17 vjeç.
Këta dy shtetas (at dhe bir) pas një debati për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht me shtetasin G. P., 24 vjeç, i cili ka mbetur i plagosur rëndë dhe aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës nën kujdesin mjekësor.

Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale ”Plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim”.

Artikulli paraprakMINISTRAT E JASHTËM NUK VENDOSIN DOT, VENDIMI PËR NEGOCIATAT NË SAMITIN E 17-18 TETORIT
Artikulli tjetërNUK KISHTE NJERI NË SHTËPI, HAJDUTËT VJEDHIN 2 MILIONË LEKË E BIZHUTERI