Një vjedhje ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku në një banesë të paktën dy persona kanë mundur të hyjnë dhe të marrin 2 milion lekë. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme në lagjen 5 Maj.

Pronari i banesës që ka rënë pre e vjedhjes është Shaqo Karafili i cili ka edhe një biznes, autoshkollë në qytetin e Elbasanit. Përveç parave, grabitësit kanë marrë edhe shumë sende me vlerë e bizhuteri të familjes.

Gjatë vjedhjes në banesë nuk ka patur asnjë person brenda dhe familjarët kanë vënë re mungesën e sendeve me vlerë kur janë kthyer në shtëpi.

Ndërkohë policia ka shoqëruar disa persona në lidhje me këtë ngjarje si dhe po heton për zbardhjen e plotë të saj.

Artikulli paraprakBABAI DHE DJALI I MITUR PLAGOSIN 24-VJEÇARIN, ARRESTOHEN
Artikulli tjetërBIÇIKLETA I PRET RRUGËN, MAKINA PËRFUNDON NË TROTUAR