Një burrë 56-vjeç është gjetur i varur pasditen e sotme në Korçë. Sipas informacioneve të para nga policia lokale, viktima me iniciale A.D. dyshohet se është vetëvarur në banesën e tij tek Ura e Mborjes në lagjen numër 4.

Nga kqyrja e jashtme e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune, njofton Policia. Babai i dy fëmijëve, sipas policisë, dyshohet se vuante nga depresioni. Ai kishte pak kohë që ishte divorcuar nga bashkëshortja. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Artikulli paraprakSHEFAT E POLICISË LLOGARI PARA QYTETARËVE, TAKIME ÇDO MUAJ
Artikulli tjetërPËRPLASET AUTOBUSI ME TË KRISHTERË, 20 TË VDEKUR