Vllaznia fitoi edhe ndaj Kukësit, duke siguruar të katërtin triumf rradhazi, ç’ka e ka përmirësuar ndjeshëm situatën e saj në renditje dhe tashmë, ajo i ka konsoliduar edhe më shumë pozitat e saj në katërshen e parë. Megjithatë, në këtë ndeshje, kuqeblutë kanë patur edhe një mysafir “VIP”. Kështu, bëhet fjalë për babain dhe njëkohësisht menaxherin e ish-futbollistit të Kombëtares së Gjermanisë, Shkodran Mustafi. Ai e ka parë ndeshjen në tribunë përkrah presidentit Alban Xhaferi. Madje, nga sa bëhet e ditur, Kujtim Mustafi ka takuar edhe pjesëtarët e stafit teknik dhe ka patur edhe një bisedë me trajnerin Qatip Osmani. Vetë trajneri i Vllaznisë foli.

Një sinjal ky që të gjitha rrugët të çojnë tek ardhja e Mustafit tek Vllaznia. Megjithatë, duhet pritur edhe pak derisa palët të arrijnë akordin përfundimtar, por vizita e babait dhe menaxherit të Mustafit në stadiumin “Loro Boriçi” flet shumë. Vllaznia ka nevojë për përforcime në çdo repart dhe nëse zyrtarizohet ardhja e Mustafit, prapavija mund të thuhet me plot gojën se mund të jetë e sigurtë.

Artikulli paraprakTURIZMI NË MIRDITË, 2023 VIT I SUKSESSHËM
Artikulli tjetërBASKET MESHKUJ, VLLAZNIA NË GJYSMËFINALE