Në kishën e Shën Palit dhe Shën Pjetrit në Bajzë, u kremtua mesha e shenjtë në përkujtim të 29-vjetorit të meshës së parë të mbajtur pas regjimit komunist.

Imzot Hil Kabashi gjatë fjalës së tij solli edhe një herë në mendje meshën e mbajtur 29 vite më parë nga padër Robert Ashta. Kjo ngjarje cilësohet si një nga më të veçantat për komunitetin e zonës.

Në meshë u dhanë edhe mesazhe për vlerësimin e familjes dhe kohës së përhershme për të bërë vepra të mira.

Në 11 nëntor të vitit 1990 në fshatin Bajzë u mbajt mesha e parë pas përiudhës së regjimit komunist. Një meshë që I hapi rrugën shumë veprimtarive të tjera fetare për besimtarët e krishterë të kësaj zone.

Artikulli paraprakSHKODËR, PRAKTIKA TË PAGUESHME PËR STUDENTËT
Artikulli tjetërSHKODËR, KALAJA DHE BANESAT HISTORIKE NË KUJDESIN E DRKK