Për Bekim Balaj rikthimi tek Vllaznia pas 13 vitesh është i ngjashëm me momentin kur e veshi për herë të parë këtë fanelë. Në prezantimin zyrtar të tij në këtë rikthim të bujshëm në shtëpi, Bala thotë se erdhi tek Vllaznia për të fituar titullin kampion.

Ardhja tek Vllaznia për Balën mund të jetë një dritare për t’u rikthyer edhe në kombëtaren shqiptare.

Presidenti i Vllaznisë Alban Xhaferri i uroi mirëseardhjen në Shkodër ndërsa shpreson që me këtë blerje kuqeblutë të arrijnë fitimin e trofeut të munguar prej 22 vitesh ndërsa për trajnerin Josa, Bala është një njohje e vjetër.

Bekim Balaj ka firmosur një kontratë për dy vite e gjysëm me Vllazninë duke shpresuar që të shënojë sa më shumë gola dhe të fitojë titullin kampion.

 

Artikulli paraprak78-VJEÇARI HAP MUZE ME OBJEKTE TE VJETRA
Artikulli tjetërRIKTHEHET KUPA, JOSA: VLLAZNIA NË BALLSH PËR FITORE