
Vllaznia do të presë të shtunën Tiranën, në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në Superiore. Tek skuadra kuqeblu duket se optimizmi është i madh dhe futbollistët kanë besim se ekipi i tyre do të arrijë fitoren në “Klasiken” e së shtunës, duke pasur edhe mbështetjen e tifozërisë. Një gjë të tillë e thotë edhe kapiteni i Vllaznisë, Bekim Balaj.
Edhe mbrojtësi i djathtë, Geralb Smajli, shprehet optimist se Vllaznia do të arrijë një tjetër trepikësh ndaj Tiranës, teksa kërkoi edhe mbështetjen e tifozërisë.
Momentalisht, Vllaznia renditet në vendin e dytë dhe shkodranët kërkojnë ta mbajnë gjatë këtë pozicion në tabelën e klasifikimit, pasi pritshmëritë për këtë sezon janë të mëdha.