Marrja e shërbimit shëndetësor është kthyer në sfidë për banoret e fshatit Barbullojë e Vjeter në Lezhë.Ambulanca e ndërtuar në vitin 2012 ka dalë jashtë funksioni dhe godina ka degraduar.

Në këto kushte mbi 100 familje detyrohen të udhëtojnë drejt qytetit të Lezhës që ndodhet në një distancë prej 7 km për të marrë shërbimin shëndetësor.Banoret thonë se ambulanca ka funksionuar vetem 2 vite e më pas u mbyll për mungesë fondesh, ndërsa thonë se shërbimi shëndetësor në fshat është mjaft i domosdoshem.

Njesia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Lezhë bën me dije se kjo qender shëndetësore është mbyllur prej shumë vitesh për shkak të mungeses së fondeve dhe kjo zonë ka kaluar me shërbim me Ishull-Lezhën.

Artikulli paraprakME VAJZËN E SËMURË, NËNA BËN APEL PËR NDIHMË
Artikulli tjetërBALAJ E SMAJLI: TIRANA E FORTË, POR E MPOSHTIM