Fenomeni shqetësues i lojës “Balena Blu” e cila konsiston në vetëdëmtim si dhe përfshin kryesisht adoleshëntët e të rinjtë, është e njohur prej kohësh nga psikologët.

Fatjon Taipi, psikolog në disa shkolla 9-vjeçare të Shkodrës shprehet se rastet kur fëmijët kanë shfaqur interes për të ditur më shumë mbi lojën kanë nisur muaj më parë. Sipas psikologut, roli i autoriteteve dhe mediave është shumë i rëndësishëm. Ai thotë se këta dy aktoraë është e domosdoshme që t’u tregojnë fëmijëve dëmet e mëdha që sjell loja pa i shtyrë ata në kureshtje.

Por çfraë roli luajnë prindërit, psikologët dhe mësuesit dhe si duhet të sillen ata për t’i treguar fëmijës se kjo lojë nuk duhet luajtur. “Balena Blu” është një lojë, e cila ka qëllim primar që të bindë adoleshentët e brishtë psikologjikisht që të dëmtojnë vetveten si pjesë e një serie sfidash, ku e fundit është më fatalja. Psikologët rekomandojnë prindërit dhe fëmijët që të qëndrojnë sa më larg këtij aplikacioni që në shumë vende të botës ka shkaktuar vetëvrasje.

Artikulli paraprakLSI PADIT KRYEMINISTRIN RAMA NË PROKURORI. JA PËRSE E AKUZON
Artikulli tjetërNOTAT E ANGLISHTES, 36 NGELËS NË SHKODËR