Procesi për zgjedhjen e presidentit të ri ka qenë fokus i ditëve të fundit. Ka qenë kreu i Grupit të PS Taulant Balla i cili në një komunikim për mediat i është përgjigjur edhe deklaratës së kreut të Grupit Parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj pasi u shpreh se PS shkeli marrëveshjen.

Balla tha se Alibeaj duhet të tërheqë pas deklaratat e tij, pasi nuk është e vërtetë dhe se PS asnjëherë nuk ka shkelur asnjë marrëveshje.

“Garancinë për votim në sallë është gatishmëri që nuk është në diskutim. Alibeaj duhet të marrë mbrapsht deklaratën që PS shkeli marrëveshjen sepse PS i respekton gjithmonë.”, u shpreh Alibeaj.

Ndërsa nuk la pa ironizuar edhe ish-kryeministrin Sali Berisha, duke u shprehur se data 19 maj 2021 është data më e rëndësishme, kujtojmë se në këtë ish-kryeministri është shpallur non-grata.

I zhgënjyer nga Alibeaj?

Balla: Data 19 maj 2021 është data më e rëndësishme dhe atë do ta kujtoj gjithë jetën.

Gjithashtu Balla theksoi se raundi i katërt do të ketë patjetër një president të ri.

“Patjetër që do kemi president në raundin e katër. Nuk do të ketë emër nga mazhoranca deri në raundin e tretë. Nëse Alibeaj ka vendosur që grupi i PD të tërhiqet është gabim, por është punë e tyre. Raundet në datat 23 dhe 30. Nëse nuk do jetë zgjedhur në raundet e dytë dhe të tretë, do zgjidhet në raundet pasuese dhe PS do të bëjë propozime”, tha Balla.

Artikulli paraprakPESË DITË NGA FINALJA E MADHE E CONFERENCE LEAGUE, MBYLLEN AKTIVITETET TREGTARE TEK “AIR ALBANIA”
Artikulli tjetër“PARA PANDEMISË MBI 100 MIJË VIZITORË NË VIT”, MARGARITI I PREZANTON PRESIDENTIT TË KE MUZEUN KOMBËTAR: PO RESTAUROHET ME FONDET E BE