Kryeministri Edi Rama ka dalë sot para mediave i shoqëruar nga Ministrja e Financave Anila Denaj dhe ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj për të folur për daljen e Shqipërisë në tregjet e kapitali, eurobondin 650 mln euro dhe maturim 7 vite.

Rama tha se ky eurobond garanton planin e ri kombëtar 2030. Nuk mungon as ironia me opozitën dhe ish-deputeten e PD-së Jorida Tabaku.

“…garanton planin e ri kombëtar, Shqipëria 2030 që adreson një zhvillim të mëtejshëm ekonomik dhe social duke adresuar rindërtimin dhe rimëkëmbjen pasi Shqipëria del nga dy goditje njëra pas tjetrës. Si dhe ambicien tonë për një shtysë të ekonomisë dhe punësimit vitet e ardhshme.

Sapo ne të jemi gati në javët në vijim me planin e ri kombëtar do të kemi një event të veçantë. Prezantimi i tij siç e ka bërë me dije ministri i shtetit nuk do jetë një program zhvillimi në letër, aq më pak një strategji në një dokument që duhet përkthyer nga masa por do të jetë një plan veprimi i kalendarizuar në afat shkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë. Ajo që ka ndodhur dje me Shqipërinë që doli në tregun e kapitaleve, është ajo që ndodh me çdo vend që merr vlerësimin e situatës.

Është me rëndësi të nënvizohet, merr vlerësimin lidhur me riskun. Më vjen keq që ky lajm i jashtëzakonshëm nuk ka marrë vëmendjen e duhur por më vjen dhe më keq që për atë pjesë të vëmendjes që i ka kushtuar opozita ka vazhduar një avaz që nuk i shkon fare. Nuk bëhet fjalë për qeverinë por për shtetin dhe popullin megjithëse nuk diskutohet që është mëritë e kësaj qeverie që dalim në tregjet e kapitalit pas dy goditjeve.

Ne kemi dalë me një prim zero dhe nga ana tjetër më vjen keq që flitet në mënyrë të ngjashme në fluturimin e atyre balonave tabakë pa bisht. Nuk e di e keni parasysh kur kemi qenë fëmijë dhe luanim me balona, bishti ishte element i rëndësishëm. Balonat tabakë ishin më bindëse se balonat tahuke, kur s’kishim bisht nuk fluturonim dot.

Ne kemi marrë një konfirmim nga tregjet që në radhë të parë na shikon si vend të besueshëm në raport me institucionet financiare dhe në radhë të dytë na jep mundësinë të zgjerojmë bazën tonë të financimit e investimit. Është një bazë që konsolidon planin tonë kombëtar Shqipëria 2030.

Kur vendi del në tregjet e kapitaleve është në një proces të hapur ku synimet jo gjithmonë përputhen me kërkesën e tregjeve. Atyre që thonë hë mo se borxh morët, ju kujtoj që çdo njeri që hyn në një sistem bankar nuk mjafton të duash të marrësh borxh por duhet të gjesh dhe ata që të japin borxh dhe duhet të kenë besim. Është vlerësim për librin e llogarive të vendit”, deklaroi kryeministri Edi Rama.

Ai lexoi më tej mesazhin e konsulentit të Shqipërisë.

“Dua t’ju lexoj mesazhin që kam marrë me kënaqësi nga drejtuesi i bankës Rothschild që ishte konsulenti ynë dua ta ndaj me ju për kënaqësinë e përbashkët jo për të shtuar lëvdatat e merituara për qeverinë por për kënaqësinë e përbashkët në një moment kaq të rëndësishëm për ekonominë: “I dashur kryeministër kemi mbyllur bashkë me kolegët emisionin e eurobondit, 650 mln për 7 vjet me 3.5% interes”, tha më tej Rama.

Artikulli paraprakVELIPOJË, IKMT PRISH NDËRTIMET PA LEJE, PRONARËT: SELEKTIVE
Artikulli tjetërPAS TATIM FITIMIT, HIQET EDHE TVSH-JA PËR BIZNESIN E VOGËL, RAMA: ZERO TAKSA DERI NË 2029