Një burrë i moshuar është në gjendje të rëndë, pasi banesa e tij në Elbasan ku jetonte i vetëm është përfshirë nga flakët. Një telefonatë ka dhënë alarmin në në sallën operative: në lagjen “Beqir Dardha” në katin e dytë të një pallati ka rënë zjarr.

Shërbimet e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe nga veprimet e para hetimore konstatuan se: Në Lagjen “Beqir Dardha” në katin e dytë të një pallati, në banesën e shtetasit F.Zh., rreth 90 vjeç i cili jetonte i vetëm në banesë ka rënë zjarr. Si pasojë e rënies së zjarrit është dëmtuar vetë 90-vjeçari i cili është dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Artikulli paraprakGODET POLICIN, ARRESTOHET 27-VJEÇARI
Artikulli tjetërPËRLESHJE ME GRUSHTE E HEKURA,PLAGOSET NJE SHTETAS