Problemi i gërryerjes së tokës nga lumi Drin në lagjen Bahçallek dhe rreziku i shembjes së shtëpive për banorët aty pranë mund të marrë një zgjidhje.

Drejtoria rajonale e bordit të kullimit ka dorëzuar në ministrinë e bujqësisë projektin që kap vlerën e 450 milionë lekëve të rinj ku është e parashikuar ndërtimi i një argjinature mbrojtëse në një gjatësi prej 800 metër. Një problem mbetet mungesa e fondeve për të investuar projekte të tilla shprehet Hotaj ndërsa thotë se fushata elektorale mund të bëjë që projekti për mbrojtjen e banesave të Bahçallekut të ketë vonesa.

Pak ditë më parë banorët e lagjes Bahçallek që rrezikohen nga gërryerja e tokës nga lumi Drin zhvilluan një protestë për shkak të kërcënimit që i kanoset duke kërkuar ndihmën e institucioneve shtetërore. Tashmë projekti është dorëzuar por mbetet për t’u parë se sa do të jenë mundësitë që ministria e bujqësisë ta financojë për ta bërë realitet.

Artikulli paraprakE TURPSHME, LUKSEMBURG-SHQIPËRI 2-1
Artikulli tjetërKANDIDATI GURAKUQI VIJON TAKIMET, QYTETARËT E MBËSHTESIN