Banorët e lagjes “Xhabiej” ku do të bëhet rikonstruksioni i bllokut të pallateve nuk janë aspak dakord me projektin e bashkisë Shkodër.

Sipas tyre lulishtet ekzistuese do të ngushtohen në të gjithë lagjen dhe këtë ndërhyrje të bashkisë e quajnë një masakër mjedisore. Nëse deri tani shërbente për vend argëtimi tashmë banorët thonë se me ngushtimin e lulishteve nuk kanë ku të shkojnë as ata vetë e as fëmijët. Punimet sapo kanë nisur nga bashkia Shkodër për rikonstruksionin e bllokut të pallateve në “Xhabiej” projekt për të cilin shuëm shpejt banorët e zonës pritet që të nisin protestat sepse nuk pranojnë që lulishtet poshtë pallateve të ngushtohen.

Artikulli paraprakSHKODËR, FINALIZOHET OPERACIONI I KODUAR “IL MULO”
Artikulli tjetërTËRMETI NË ITALI, RRITET BILANCI I VIKTIMAVE