Finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar ” IL MULO” nga ku janë sekuestruar 20 kg lendë narkotike e dyshuar canabis sativa dhe jane arrestuar në flagrancë 4 shtetas si me poshtë : 

 

Pavlin Selvija, 29 vjec, banues në Shkodër.

Sentiljano Uldedaj, 29 vjeç, banues në Koplik, Shkodër.

Bik Sufaj, 26 vjeç, banues në Koplik, Shkodër.

Elvis Mandi, 29 vjeç, banues në  Bleran, Shkodër.

 

Nga Shërbimet e DVP Shkodër, eshte duke vijuar puna për goditjen e veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike si dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve. 

Më datë 25.08.2016,  nisur nga të dhënat, në lidhje me veprimtarinë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike nga disa shtetas, në vendin e quajtur “Harku i Bërdicës” është bërë ndalimi dhe kontrolli i dy automjeteve : 

Automjetintip <Golf 5> me targa AA 646 IT, me drejtues shtetasin Sentiljano Uldedaj dhe pasagjer shtetasi Bik Sufaj 

dhe automjetin tip “Reno ” me targa AA 248KR që drejtohej nga shtetasi Pavlin Selvija dhe pasagjer shtetasi Elvis Mandi, në të cilin nga kontrolli u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 11 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva në formë boce e futur nëpër thasë. 

Në vijim të veprimeve të shpejta nga ana e forcave policore u bë e mundur që gjatë kontrrollit të ushtruar në  banesën e shtetasit Pavlin Selvija u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 9 kg lendë narkotike e llojit Cannabis Sativa në formë boçe dhe ne total jane sekuestruar 20 kg lende narkotike. 

Ne perfundim te veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasit e sipërshënuar në bashkepunim kanë qenë duke transportuar për qëllime tregtimi dhe trafikimi lendën e cila ju është sekuestruar .

 

Artikulli paraprakKOÇKIÇI: RIKONSTRUKSION I BLLOKUT TË PALLATEVE NË “XHABIEJ”
Artikulli tjetërZJARR MASIV NË SHËNGJIN, NDËRHYJNË FORCAT E ARMATOSURA