Tym i madh është parë në qiellin e qytetit të Sarandës dhe zjarrfikësja ka raportuar se disa banorë i kanë vënë zjarrin plehrave.

Në lagjen nr. 4 është shkaktuar panik tek banorët. Nderhyrja e shpejte e zjarrfikësve ka bere izolimin në kohë të flakëve, të cilat rrezikonin përhapjen në këtë zonë mjaft të populluar.

Djegia e plehrave të hedhura nëpër pika të ndryshme të qytetit është një fenomen shqetësues jo vetem për banorët dhe pushuesit për shkak të tymit dhe eres së rënde, por edhe për forcat zjarrfikese, të cilat perballen me këtë fenomen gati përditë.

Artikulli paraprak3 PERSONA NËN PRANGA PËR KULTIVIM HASHASHI DHE ARMËMBAJTJE PA LEJE
Artikulli tjetërPAS AKSIONIT NË PLAZHE, POLICIA GODET KRIMIN MJEDISOR, PROCEDOHEN 54 PERSONA