Dhjetra banorë të Dobraçit të Ri në Shkodër përballen çdo ditë me një situatë mjaft të vështirë. Infrastruktura rrugore në afërsi të Hidrovodrit lë për të dëshiruar. Si pasojë e kësaj, këta banorë janë të detyruar të lëvizin çdo ditë mes pellgjeve me ujë dhe gropave.

Më të vështorë lëvizjen e kanë fëmijët, të cilët janë të detyruar të veshin çizme edhe kur shkojnë në shkollë. Sipas banorëve të kësaj zone, premtimet asnjëherë nuk kanë munguar prej vitesh, por asgjë nuk është bërë deri më sot. 

Në këtë zonë jetojnë një numër jo i vogël banorësh, me një largësi pak më shumë se një kilometër nga qyteti i Shkodrës. Ata janë ankuar disa herë për sistemimin e kësaj zone, por ankesat e tyre kane rënë gjithmonë në vesh të shurdhët.

Artikulli paraprak“BOEING BOEING” VJEN NË “MIGJENI”
Artikulli tjetërBASHKIA SHKODËR INVESTON NË BARDHAJ