Përmes një investimi të Bashkisë Shkodër, fshatit Bardhaj, të njësisë administrative Rrethina, i janë shtuar 12 kontenierë mbeturinash.

Paraditen e së martës, administratori Vlash Pjetri, i shoqëruar nga Policia Bashkiake ka bërë të mundur sistemimin e këtyre kontenierëve. Sipas tij, ky ishte një investim mjaft i nevojshëm për fshatin Bardhaj, ndërkohë që në vazhdim do të bëhet i mundur edhe pastrimi sa më i shpeshtë i tyre. Pjetri u bënë apel banorëve të kësaj zone që këta kontenierë të ruhen dhe mirëmbahen.

 Në të njëtën sintezë është edhe kryeplaku i fshatit Bardhaj, Fran Radohima. Ky i fundit falendëron Bashkinë Shkodër për investimin dhe kërkon nga banorët mirëmbajtjen e tyre.

Vendosja e këtyre kontenierëve ka qenë mjaft e nevojshme për këtë zonë. Në vazhdim, sipas administratorit Pjetri, Bashkia Shkodër do të bëjë të mundur edhe vendosjen e të tjera kontenierëve, në mënyrë që të plotësohen të gjitha nevojat.

Artikulli paraprakBANORËT E DOBRAÇIT TË RI MES BALTËS
Artikulli tjetërLIKA: NDAJ LUSHNJES DO MARRIM FITOREN ME ÇDO KUSHT