Kjo është gjendja e rruges që lidh një pjesë të banoreve të Fushe-Milotit në Kurbin me autostraden Milot-Thumanë.Ky segment rrugor ka degraduar plotësisht dhe në kohë me shi bëhet thuajse i pakalueshem.

Përballë kësaj situate dhe mungeses së ndërhyrjes banoret u ngriten në proteste.Ata thonë se në këtë rrugë nuk është investuar asnjëherë nga shteti, pavarësisht premtimeve në çdo fushatë elektorale dhe paralajmerojnë përshkallëzim të reagimit të tyre, nëse Bashkia e Kurbinit nuk do marrë masa.

Mungesa e infrastruktures rrugore penalizon 70 familje në Fushë-Milot, ndërsa prej vitit 2021 ata i kanë dërguar dhe një peticion Bashkisë së Kurbinit por nuk kanë marrë asnjë përgjigje në lidhje me problemin e tyre.

Artikulli paraprakMONIKA STAFA BASHKËBISEDIM ME STUDENTËT
Artikulli tjetërMBRËMJA POETIKE “ME LEXUE ZORBËN”