Në 104 vjetorin e lindjes së poetit Zef Zorba dhe në kuadër të ditës botërore të librit u organizua mbrëmja poetike “Me Lexue Zorbën” në bibliotekën “Marin Barleti”. Elena Zorba, vajza e poetit dhe përkthyesit të njohur shqiptar thotë se vepra e Zef Zorbës nuk është botuar ende e plotë dhe po punohet në këtë drejtim.

Drejtorja e bibliotekës “Marin Barleti” Ledia Dushi që organizoi mbrëmjen me poezitë e Zorbës tha se shkrimtarë të tillë na treguan se pas rënies së komunizmit kishte edhe një poezi tjetër, poezia në letër.

Shkrimtari Xhahid Bushati i cili e njohu nga afër shprehet se Zef Zorba është një poet e përkthyes që mbart vlera të veçanta.

Disa prej poezive të Zef Zorbës u interpetuan prej aktorëve shkodran.

Pak ditë më parë në akademinë e shkencave u promovua libri “Baladë dritash për Zorbën” i studiueses Viola Isufaj, një libër që flet mbi veprën dhe jetën e shkrimtarit Zorba i cili pas pak ditësh do të promovohet edhe në Shkodër.

Artikulli paraprakBANORËT E FUSHË-MILOTIT NË PROTESTË PËR RRUGËN
Artikulli tjetërVLLAZNIA U-21 ZHGËNJEN NDAJ TIRANËS